Kati i tretë i një ndërtese në Fushë-Krujë është shkrumbuar nga zjarri gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e flakëve, 4 fëmijë kanë mbetur të asfiksuar, shkruan “Panorama”.
Ato kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për rënien e zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike
Mësohet se ndërtesa ku ra zjarri ishte tre katëshe, ndërsa banonin 8 familje.
Pas kësaj ngjarjeje, banorët e katit të tretë janë në qiell të hapur.