Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg për krime lufte, shpallet fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm; i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për krime lufte.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë këtë të mërkurë, gjykata e gjeti Thaçin penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor, si dhe arrestim dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në leximin e arsyetimit, trupi gjykues u ndal edhe te roli i ish-presidentit të Kosovës dhe rrethanat që gjykata i konsideroi rënduese. Sipas trupit gjykues, Thaçi kishte përdorur pushtetin dhe autoritetin e tij në kryerjen e krimeve për të cilat u shpall fajtor.
Nga ana tjetër, Thaçi është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Për këtë pjesë të çështjes, trupi gjykues konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk arriti të provonte ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër një popullate civile, kusht i nevojshëm për cilësimin e veprave si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime ndaj njerëzimit. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, deklaroi kryetari i trupit gjykues.
Dhomat e Specializuara po shpallin sot, më 16 shtator 2026, aktgjykimin e shkallës së parë në procesin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët janë gjykuar për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Lexo më tej
13 vite burg për Rexhep Selimin/ Gjykata e Hagës e dënon për katër krime lufte, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi trupi gjykues e…
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg në Hagë/ Fajtor për katër krime lufte, vendimi mund të apelohet
Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas përfundimit…
25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Gjykata e Hagës e gjen fajtor për katër krime lufte, rrëzohen akuzat për përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore dhe zhdukje me forcë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe një prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar me 25 vite…
Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gjykata: ZPS nuk provoi sulm të përhapur ndaj popullatës civile
Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,…