Skip to content
Kryesore

Ndryshim në kupolën e KQZ-së/ Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm

· 1 min lexim

Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të një procedure të hapur publike konkurrimi.

Ahmeti, me profesion jurist, ka mbajtur më herët disa detyra në institucione të ndryshme. Së fundmi, ai ka shërbyer si Drejtor i Legjislacionit në Ministrinë e Financave.

Emërimi i tij në një prej posteve të rëndësishme administrative të KQZ-së vjen në një periudhë me peshë për institucionin, i cili do të përfshihet në përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ahmeti merr kështu detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në prag të një procesi të rëndësishëm elektoral, ndërsa KQZ-ja pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet lokale.