Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Reading Time: 4 min lexim

Nuk e dëgjoj podkastin e Kryeministrit. As nuk më ka munduar ndonjëherë pyetja e madhe filozofike nëse një kryeministër duhet të qeverise nepermjet nje podkasti apo jo.

Prandaj, kur një mik më dërgoi një fragment nga podkasti i fundit I Kryeministrit tone, nuk ndjeva asnjë tundim ta hapja. Por miku nguli këmbë. Kështu që, e hapa dhe e degjova.

Fragmenti ishte i shkurtër. Mjaftoi, megjithatë, për të më lënë një habi të vogël. Kryeministri u shpjegonte shqiptarëve që protestojnë , pra edhe mua, se ruajtja e zonave të mbrojtura dhe trashegimise kulturore qenka lajtmotivi i qeverisë së tij dhe se ata që kritikojnë këtë politikë duhet të kenë kujdes, sepse rrezikojnë të bëhen “instrumente në duart e interesave të tjera”.

Këtu u ndala.

Kam më shumë se tridhjetë vjet që merrem me trashëgiminë kulturore shqiptare. Kam pasur fatin të punoj në Butrint me disa nga mendjet më të ndritura të arkeologjisë britanike. Kam bashkëpunuar me gazetarë të nivelit të lartë ndërkombëtar në kohe te errta per Shqipërine dhe Kosovën.

Kam dhënë tetëmbëdhjetë vjet nga jeta ime, pa pagesë, për kërkimet arkeologjike nënujore me një prej ekipeve më të mira amerikane.

Kam shërbyer në UNESCO dhe kam marrë pjesë në misione që nga Afrika deri në Amerikën e Jugut.

Në gjithë këto vite kam menduar se po sherbeja për Shqipërinë. Familja dhe shkolla me edukuan me kete ide. Por tani, pas kaq dekadash, më del se mund të kem qenë i gabuar.

Sipas logjikës së re politike, njeriu mund të kalojë një jetë të tërë duke mbrojtur monumente, qytete historike, peizazhe kulturore dhe pasuri kombëtare, por një mëngjes të zgjohet dhe të mësojë se paska qenë vegël e interesave të padukshme.

Kjo është një arritje e rëndësishme e mendimit bashkëkohor shqiptar. Të gjithë ne që kemi humbur vite duke besuar se mbronim Shqipërinë, paskemi nevojë për një shpjegim më të qartë se interesat e kujt kemi mbrojtur në të vërtetë.

Kur luftonim për Butrintin, interesat e kujt mbronim?

Kur krijohej Parku Kombëtar i Butrintit, për kë punonim?

Kur kërkimet arkeologjike nënujore e vendosnin Shqipërinë në hartën botërore të kësaj disipline, kujt po i shërbenim?

Kur ekipi ku bëja pjesë solli prova që rrëzonin një padrejtësi historike ndaj Shqipërisë në çështjen e Kanalit të Korfuzit, në interes të kujt ishte ai mund?

Do të isha mirënjohës po të më sqarohej.

I menduar nga kjo dilemë e re kryeministrore , ktheva makinën nga rruga e gjarperueshe e Vjosës dhe hyra në Përmet.

Doja te beja disa fotografi nga vepra e fundit e Qeverise se Kryeministrit ne dobi te trashegimise kulturore, zonave te mbrojtura dhe turizmit. Foto qe flasin sado pak per realitetin i cili rri perkundruall propagandes se podcastit .

Ndalova Makinen perballe një ndërtesë të re, Qendra e Informacioni Turistik. Një godinë e rëndë prej betoni, vendosur me një “elegancë të rrallë urbanistike” mu në oborrin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, vetëm pak hapa larg Gurit të Qytetit, simbolit natyror të Përmetit.

Përmeti, për dijeninë e lexuesit, është ndoshta qyteti i vetëm në Evropë që rrezikon të ketë më shumë qendra informacioni sesa turistë që kërkojnë informacion.

Ka nje qender informacioni në hyrje, nje në dalje, nje në qendër dhe nja dy te tjera pergjate Vjoses ku te vetmit vizitore jane gomeret e fshatit qe kerkojne hije. Por Qeveria e Kryeminstrit tone , mendoi se qyteti nuk mund të jetonte edhe pa një tjetër Qender Informacioni. E kjo e reja eshte rende e madhe dhe e vendosur jo do kudo, po ne fund te qytetit dhe pikërisht në oborrin e shkollës, 5 metra nga Monumenti natyror I Gurit te Permetit.

Kështu, kjo ndërtesë fëmijëve iu mori një pjesë të hapësirës ku luanin, që të ngrihej një godinë e kushtueshme, e cila sot rri bosh me një dinjitet monumental.

Në epokën kur çdo turist mban në xhep më shumë informacion sesa mund të mbajë një qendër turistike me dy kate, ne vazhdojmë të ndërtojmë godina për informacionin.

Dhe këtu më lind një pyetje e thjeshtë.

Ata qytetarë të Përmetit që e shohin këtë ndërtesë dhe tundin kokën duke protestuar ne heshtje interesat e kujt po mbrojnë?

Ka pyetur vallë Kryeministri në cilin vend të Afrikës, Ministrja e Arsimit ju mer fëmijëve oborrin e shkollës për të ndërtuar idiotësinë e rradhës? Përse dhe me paratë e kujt?

Ata prindër që pyesin pse fëmijëve u është zvogëluar oborri i shkollës, në shërbim të kujt janë?
Po Ata banorë që habiten se si ndërtohet pranë një zone të mbrojtur një objekt pa funksion të dukshëm, cilës fuqi të errët po i binden?

Ndoshta edhe ata janë instrumente. Ndoshta, por në Shqipërinë e sotme duket se qytetari që pyet është gjithmonë i dyshimtë, ndërsa ata qe ngrejne Godina betoni pa arsye jane patriot?

Gjithsesi kush lexon le të gjykojë midis realitetit dhe propagandës për të kuptuar se përse rinia ka mbushur bulevardin pikërisht për të ndryshuar këtë realit. Realitet I cili nuk fshihet dot më pas një Podcasti plot ngjyra

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës
Uncategorized

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Protesta nuk po matet vetëm me numrin e njerëzve në shesh. Ajo po matet me diçka më të rëndësishme: qytetarë...

14:05 22/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!
Uncategorized

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Nga Irena Beqiraj Rama thotë: "Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën...

17:52 21/06/2026
Para
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English