Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e tyre të fundit për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 83-të në Indeksin 2026, duke shënuar rënie me tre vende krahasuar me një vit më parë.
Në reagimin e tyre, organizata thekson se vlerësimi për Shqipërinë nuk lidhet me mënyrën si qeveria komunikon publikisht, por me gjendjen reale të lirisë së medias në vend.
“Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve,” thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij.
Sipas organizatës, Shqipëria vijon të përballet me probleme serioze në raport me median, nga presionet politike ndaj gazetarëve, te përdorimi i institucioneve ligjzbatuese dhe mungesa e transparencës në pronësinë dhe financimin e mediave.

Reagimi vjen pas qëndrimeve të kryeministrit Rama për raportin, ndërsa renditja në vendin e 83-të e vendos sërish Shqipërinë në një pozicion shqetësues për standardet e lirisë së shtypit.








