Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Porta dixhitale e Ramës: Fytyra si pasaportë në një vend ku të dhënat shiten dhe mediat heshtin

16:01 27/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në orët e para pas çdo deklarate të Edi Ramës, një pjesë e madhe e mediave shqiptare nisin garën për ta cituar, për ta ngritur në piedestal, për ta paraqitur si “vizionar”. E njëjta gjë ndodhi edhe me njoftimin e fundit për “portën digjitale” në Aeroportin “Nënë Tereza”, një projekt që, sipas kryeministrit, do ta bëjë Shqipërinë “të parin vend në Europë ku nuk do të ketë më kontroll pasaporte”.

Të njëjtat media që kurrë nuk publikojnë një investigim për tenderat e qeverisë, që fshijnë lajme sapo preken interesat e reklamuesve të tyre oligarkë, dolën njëzëri me të njëjtin titull, të njëjtën fjali, të njëjtin entuziazëm të sforcuar. Dhe si gjithmonë, askush nuk pyeti: kush e menaxhon këtë teknologji, kush do të ruajë të dhënat biometrike dhe a mund t’i besohet një shteti që nuk ka arritur të mbrojë as pagat e punonjësve të vet?

Në Shqipërinë e oligarkëve mediatikë, ku pushteti politik dhe ai ekonomik përzihen në çdo frekuencë, kjo formë e “raportimit” është kthyer në praktikë të përditshme. Lajmet që do të duhej të ngjallnin debat publik, kthehen në buletine reklamuese për pushtetin. Në vend të analizës, prodhohet dekor. Në vend të gazetarisë, bëhet marketing politik. Dhe në çdo rast ku qeveria shpall një “epokë të re”, mjafton të shohësh se cilat media e shpërndajnë euforinë për të kuptuar se pas çdo premtimi teknologjik qëndron një kontratë publiciteti, një klientelë, një lidhje që blen heshtjen.

Në këtë sfond, “porta digjitale” e Rinasit është një eksperiment politik mbi besimin e qytetarit ndaj një shteti që e ka humbur çdo kredibilitet për ruajtjen e privatësisë. Kryeministri e paraqiti si “bekim të teknologjisë” që do ta lidhë fytyrën e udhëtarit me biletën dhe të dhënat e tij personale. Por kujt i shërben ky “bekim”, në një vend që ka provuar në mënyrën më brutale se sa e brishtë është mbrojtja e të dhënave?

Në dhjetor të vitit 2021, Shqipëria përjetoi rrjedhjen më të madhe të informacionit në historinë e saj: paga, numra identiteti dhe të dhëna sensitive të 637 mijë qytetarëve u publikuan publikisht, në faqe interneti që qeveria i mbylli pasi ishte tepër vonë. Vetëm pak muaj më vonë, në prill 2022, u publikua edhe databaza famëkeqe e “patronazhistëve” me 910 mijë emra, adresa dhe preferenca politike të qytetarëve shqiptarë, të përdorura për qëllime elektorale. Të dyja rastet ishin dëshmi se shteti shqiptar nuk ka kapacitete, as vullnet, për të mbrojtur identitetin digjital të popullsisë.

Sot, ky i njëjti shtet kërkon që qytetari t’i besojë fytyrën. Jo më vetëm një kartë identiteti, por gjithë imazhin biometrik, që do të lidhet elektronikisht me çdo dokument tjetër; nga diploma e shkollës te leja e drejtimit e deri te dosjet mjekësore. Sa më shumë të dhëna të përqendrohen në një sistem, aq më e madhe bëhet mundësia e abuzimit.

Në realitet, ajo që po përgatitet është një shtet ku çdo informacion për qytetarin ndodhet në një rrjet të vetëm të centralizuar, pa garanci ligjore, pa transparencë mbi kompanitë që do ta implementojnë sistemin dhe pa ndonjë audit të pavarur mbi sigurinë e serverëve. Dhe kjo ndodh në një vend ku serverët publikë janë të hapur, ku çdo databazë mund të shitet për pak qindra euro në rrjetet e errëta dhe ku të njëjtët pushtetarë që shesin teknologjinë si progres, e kanë përdorur informacionin si armë politike kundër qytetarëve të tyre.

Por, çfarë ndodh kur këtë teknologji e menaxhon një shtet që ka humbur të dhëna sensitive të 1.5 milion qytetarëve? Kush do ta garantojë se nesër fytyra e një pasagjeri nuk do të përfundojë në ndonjë server privat, në ndonjë vend pa ligje, siç përfunduan pagat dhe listat e votuesve? Dhe kush do të mbajë përgjegjësi kur “porta digjitale” e Ramës të bëhet porta e re e abuzimit?

Për mediat që e raportojnë këtë si “inovacion”, asnjë nga këto shqetësime nuk ekziston. Ato janë bërë pjesë e një sistemi të deformuar, ku pushteti i blen jo vetëm reklamat, por edhe fjalët, titujt dhe mënyrën si shkruhet realiteti.

Kur fytyra jote të përdoret si pasaportë për të hyrë në atdhe, mos harro se në këtë vend, dera e privatësisë është hapur prej kohësh, për këdo që di ku të kërkojë…

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Prishjet në resortin e Irfan Hysenbelliut shqetësojnë pushuesit, turistët polakë kërkojnë dëmshpërblim në Gjykatën Europiane në Luksemburg
Aktualitet

Prishjet në resortin e Irfan Hysenbelliut shqetësojnë pushuesit, turistët polakë kërkojnë dëmshpërblim në Gjykatën Europiane në Luksemburg

Edhe pse në media lajmi është publikuar pa detaje mbi vendndodhjen, në fakt rasti që ka mbërritur deri në Gjykatën...

13:16 27/10/2025
Ish-ministri i Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit
Aktualitet

Ish-ministri i Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Edhe pse lajmi është raportuar gjerësisht pa shumë detaje, burime konfirmojnë se ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn...

12:48 27/10/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Porta dixhitale e Ramës: Fytyra si pasaportë në një vend ku të dhënat shiten dhe mediat heshtin

Porta dixhitale e Ramës: Fytyra si pasaportë në një vend ku të dhënat shiten dhe mediat heshtin

16:01 27/10/2025
Prishjet në resortin e Irfan Hysenbelliut shqetësojnë pushuesit, turistët polakë kërkojnë dëmshpërblim në Gjykatën Europiane në Luksemburg

Prishjet në resortin e Irfan Hysenbelliut shqetësojnë pushuesit, turistët polakë kërkojnë dëmshpërblim në Gjykatën Europiane në Luksemburg

13:16 27/10/2025
Ish-ministri i Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:48 27/10/2025
Bardhi: Balluku sajon vizitën në Bullgari për t’i shpëtuar paraqitjes në SPAK

Bardhi: Balluku sajon vizitën në Bullgari për t’i shpëtuar paraqitjes në SPAK

11:06 27/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.