Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e djeshme në Kaliforni.
Djegia e një anije në afërsi të ishullit Santa Cruz shkaktoi 25 viktima.
Në bordin e anijes ishin 39 persona, ndërsa 9 prej tyre rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas mediave të huaja, anija përdorej nga operatorët e tureve për zhytësit në ishullin Santa Cruz.
Në momentin kur anija u përfshi nga flakët, ekuipazhi ishte në gjum.
Aktualisht forcat e ndihmës së shpejtë po vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.