Skip to content
Bota

Tragjike në Kaliforni, gjenden 25 të vdekur nga djegia e anijes

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e djeshme në Kaliforni.

Djegia e një anije në afërsi të ishullit Santa Cruz shkaktoi 25 viktima.

Në bordin e anijes ishin 39 persona, ndërsa 9 prej tyre rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas mediave të huaja, anija përdorej nga operatorët e tureve për zhytësit në ishullin Santa Cruz.

Në momentin kur anija u përfshi nga flakët, ekuipazhi ishte në gjum.

Aktualisht forcat e ndihmës së shpejtë po vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.