Tabloidi prestigjioz “Daily Mail” ka denoncuar shpesh bandat shqiptare, të cilat sipas tyre po sfidojnë sistemin britanik të drejtësisë.
Kryefjalë e “Daily Mail” janë anëtarët e grupit “Hellbanianz”, emrat e të cilëve lakohen për grabitje, narkotrafik dhe reklamim të jetës së jashtëligjshme, nëpërmjet klipeve muzikore.
Së fundmi dy anëtarë të këtij grupi, pikërisht, Fabian Kuci dhe Azem Dajci, kanë postuar foto nga burgu në Londër. Ata akuzohen për grabitje dhe janë në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjykata, shkruan “TPZ”.
“Daily Mail” zbulon më tej, se autoritetet kanë ndërhyrë duke i bllokuar profilet në rrjetet sociale.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson, ka premtuar 100 milion paund fonde për sigurinë në burgje, ku do të vendosen skanera si ato që janë nëpër aeroporte.
Kjo nuk është hera e parë që “Hellbanianz” bëjnë këtë gjë. Edhe Lulzim Zefi, Marsel Meco dhe Agron Demarku kanë bërë të njëjtën gjë.
Daily Mail sjell gjithashtu edhe rastin e Tristen Asllanit të dënuar me 25 vjet burg për drogë dhe armëmbajtje pa leje, i cili përshëndeste grupin e tij nga burgu me postime në rrjetet sociale.
Në artikullin e “Daily Mail” thuhet gjithashtu se “Hellbanianz” rekrutojnë me këngët e tyre anëtarët e bandave, të cilët vijnë kryesisht nga Shqipëria e veriut.
Gjithashtu shqiptarët kanë forcuar lidhjet e tyre me kartelet ameriko-latine.