Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

16:31 12/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

OSBE/ODIHR ka denuar faljen e gjobave një ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si një praktikë që krijon kushte të padrejta për garën zgjedhore.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Michael Gahler, kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Parlamenti Evropian, theksoi se numërimi i votave nga qendrat jashtë qendrave të votimit duhet të adresohet.

Ai gjithashtu theksoi denoncimet dhe shqetësimet lidhur me shitblerjen e votave dhe presionet ndaj zgjedhësve.

“Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Ne jemi plotësisht dakord me deklaratat e mëparshme. Këto zgjedhje kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë. Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet. Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërore, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave. Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral. Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor,” tha Michael Gahler.

Gjithashtu, ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 majit, u shpreh se procesi elektoral u zhvillua në kushte të pabarabarta mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai përmendi se qeveria kishte shpallur programe madhore dhe kishte falur gjoba para ditës së votimeve, duke krijuar kushte të padrejta për garën zgjedhore.

“Fushata përgjithësisht ishte e qetë, por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të fushatës, sidomos online, ç’ka tregon polarizim tejet të madh dhe mosbesim. Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presione nga nëpunës të administratës publike, përdorim të burimeve shtetërore që u pa edhe nga monitoruesit në shumë raste ku u shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi,” tha ambasadori Lamberto Zannier.

Ndërsa, koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, theksoi se falja e gjobave para zgjedhjeve krijoi pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor dhe përmendi se fushata ishte fokusuar shumë në sulme personale dhe armiqësore, duke çuar në një mosbesim të thellë politik.

Karimi theksoi gjithashtu se kishte pasur vazhdimisht mosrespektim të procedurave zgjedhore dhe incidente intimidimi.

Në përfundim, Zannier shprehu gatishmërinë e misionit të OSBE/ODIHR për të vazhduar bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe për të zbatuar rekomandimet, duke u angazhuar për përmirësimin e transparencës dhe të procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale, megjithatë u mbajtën në një klimë tejet të polarizuar. Kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Vota e diasporës, që u zhvillua për herë të parë, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe miratimit me vonesë. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë. Pati edhe raste pretendimesh për presione ndaj zgjedhësve,” thanë nga OSBE-ODIHR.

Etiketa: OSBE-ODHIR

Të tjera

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar
Aktualitet

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kërkesën e Kryeministrit lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe...

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Pas afro dy vitesh proces gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin...

11:10 03/03/2026
Para
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e tij!

10:51 03/03/2026
Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.