Skip to content
Kryesore

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

· 1 min lexim

Shqiptarët kanë shprehur dje vullnetin e tyre për qeverinë që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Procesi i numërimit të votave nisi menjëherë pas përfundimit të votimit dhe po vijon në të gjithë vendin, ndërsa të dhënat e deritanishme po japin një pasqyrë të qartë mbi përbërjen e ardhshme të parlamentit.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, projeksionet aktuale tregojnë se Partia Socialiste pritet të sigurojë 83 mandate, ndërsa koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti me 51 mandate.

Partia Socialdemokrate parashikohet të ketë 3 mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet pritet të sigurojë të paktën një.

Po një mandat parashikohet edhe për Lëvizjen Bashkë dhe Partinë Mundësia.