Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00.
Në rang kombëtar, 35.18% e zgjedhësve kanë ushtruar të drejtën e votës, duke përbërë një total prej 549,194 qytetarësh që kanë votuar deri në këtë orë.
Në krye të listës për pjesëmarrje qëndron Qarku i Dibrës me 45.11%, ndjekur nga Kukësi dhe Tirana, që kanë të dyja një nivel të barabartë pjesëmarrjeje prej 41.28%.
Ndërkohë, Vlora regjistron përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 26.30% të votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit deri në orën 16:00.
Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:
BERAT: 19,810 votues – 34.79 %
DURRËS: 61,753 votues – 34.10 %
ELBASAN: 44,593 votues – 37.23 %
FIER: 54,110 votues – 38.48 %
GJIROKASTËR: 15,793 votues – 32.95 %
KORÇË: 51,648 votues – 35.72 %
LEZHË: 16,390 votues – 35.41 %
SHKODËR: 31,016 votues – 32.21 %
Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, përfshirë rreth 114 mijë persona që votojnë për herë të parë.