Skip to content
Kryesore

Tentoi të vriste një 37-vjeçar me thikë, arrestohet i riu në Cërrik

· 1 min lexim

Një konflikt i çastit në fshatin Gjyralë të Cërrikut përfundoi me një të plagosur dhe një të arrestuar.

Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit dhe vuri në pranga 24-vjeçarin U. Ll., i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin S. Rr., pas një debati për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një shkop bejsbolli në automjetin e tij.

Nga veprimet hetimore, policia sekuestroi mjetin prerës me të cilin u krye sulmi, si dhe shkopin e bejsbollit dhe automjetin e 37-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.