Skip to content
Kryesore

“Duan të heshtin Revolucionin e Flamingos”/ Eurodeputetja ngre alarmin për mbylljen e llogarive në Instagram: Kjo është çmenduri

· 2 min lexim

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar për mbylljen e qindra llogarive në Instagram të aktivistëve që mbështesin protestat kundër qeverisë në Tiranë, duke e cilësuar atë që po ndodh si censurë dhe shtypje të lirisë së fjalës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strolenberg shprehet se dikush po përpiqet të “heshtë Revolucionin e Flamingos”, ndërsa ngre shqetësimin se po hiqen nga rrjeti profilet e personave që informojnë publikun për atë që po ndodh gjatë protestave në Shqipëri.

Eurodeputetja rikujton gjithashtu vizitën e saj disa muaj më parë në Shqipëri, ku mbështeti qytetarët dhe kërkesat e tyre për pensione dhe kujdes shëndetësor më të mirë, si dhe protestën kundër qeverisë.

Reagimi vjen ndërsa protestat në Tiranë vijojnë dhe aktivistë të ndryshëm kanë denoncuar mbylljen apo kufizimin e llogarive të tyre në Instagram. Strolenberg e çon shqetësimin përtej Shqipërisë, duke paralajmëruar se një fenomen i tillë mund të prekë edhe vende të tjera të Evropës.

Postimi i plotë:

“Dikush po përpiqet ta heshtë Revolucionin Flamingo. Disa muaj më parë shkova në Shqipëri për të mbështetur shqiptarët në luftën e tyre për një të ardhme më të mirë. Lufta e tyre për pensione më të mira, kujdes shëndetësor më të mirë dhe kundër qeverisë së korruptuar ishte një frymëzim. Tani, rrëfimet e njerëzve që e mbajnë botën të informuar për atë që po ndodh në rrugë po hiqen nga rrjeti. Kjo nuk është asgjë më pak se censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës. Ju lutemi ndiqni rrëfimet e reja të @alesiaburnazi dhe @jurgenshperdhea dhe sigurohuni që të vazhdoni të ndiqni se çfarë po ndodh në Shqipëri. Sepse nëse mund të ndodhë atje, mund të ndodhë kudo në Evropë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anna Strolenberg (@annastrolenberg)