Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish.
Gjatë seancës, ka qenë i pranishëm vetëm subjekti juridik HomePlan SHPK, i cili ka paraqitur mbrojtjen. Berisha ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat, të cilat i konsideron si të motivuara politikisht.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ai të vendoset në “arrest shtëpie”, duke e akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në dosjen “Partizani”.
Kujtojmë se Berisha ka qëndruar 333 ditë në arrest shtëpie, ndërkohë që më pas Gjykata vendosi të ndryshojë masën ndaj tij në “detyrim paraqitje”, pasi hetimi kishte përfunduar dhe ai nuk paraqiste rrezik për prishjen e provave.