Qani Shano, organizatori i protestave të minatorëve, gjatë një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” shprehu shqetësimin e tij për pensionet e ulëta që marrin minatorët.
Ai theksoi se, pavarësisht se ka 45 vite punë, vlera e pensionit të tij është vetëm 187 mijë lekë të vjetra, një shumë që e konsideron të papranueshme.
Shano shtoi se prej 32 vitesh ata protestojnë për statusin e minatorit dhe për një minimum jetik, por akuzoi qeverinë Rama për mosplotësimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se kryeministri po përpiqet të shkojë në Europë me pensione mjerane.
‘Përgojimet më të mëdha i bën ky për ne, kryeministri. Ai thotë jo i mblodhi Sudja, sikur na mblodhi Arlind Qorrri, jo ai na gjeti të mbledhur ne.
Në 2021 kemi vajtur në shtet rrethimin që ju bë Bulqizës, ku minatorët u futën në grevë urie atje i pashë të rinjtë e Arlind Qorrit.
Domethënë për statusin e minatorit ne e kemi kërkuar me zë të lartë, për minimumin jetik edhe shtresat në nevojë.
Kemi qenë ne grupi i ish-minatorëve që jemi organizuar, që pa e njohur Arlind Qorrin dhe kemi 32 vjet që protestojmë, se dy vite na janë shkëputur, kur mori Rama Fiqiri Xibrin dhe e futi te sigurimet shoqërore dhe ngelëm ne si peshku pa ujë.
Pasi Xibri ndërroi jetë, ne e ringritëm sërish grupin, por jemi po ai grup që kemi 32 vjet e Qorri na gjeti ne, siç na gjeti edhe Veliaj, Spiropali apo drejtuesit që Rama ka në qeveri.
Miratorët marrin një pension mjeran. Unë edhe pse kam 45 vite pune në total, kam 13 vjet nën tokë dhe pensioni im është 187 mijë lekë të vjetra.
Ky është pensioni që Rama pretendon të shkojë në Europë, këto janë pensionet tona’.