Istref Dukellari, banor i Maliqit, po përballet me një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale.
Bashkëshortja e tij është e paralizuar prej katër muajsh, ndërsa djali vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e jetesës.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, familja nuk përfiton ndihmë ekonomike, kemp apo ndonjë lloj tjetër mbështetje nga shteti. E vetmja e ardhur është një pagesë prej 80 mijë lekësh të vjetra nga djali i tyre, e cila nuk mjafton për nevojat bazë.
Në pamundësi për të përballuar shpenzimet dhe për t’u kujdesur për familjen, Istrefi bën thirrje për ndihmë, si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga njerëzit e vullnetit të mirë. Çdo kontribut, qoftë financiar apo në formë ndihmash ushqimore, mund të lehtësojë sadopak situatën e tyre të rëndë.