Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, ku një 34-vjeçare tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni.
Sipas policisë, bashkëjetuesi i saj 45-vjeçar, A.Y., ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kërcënuar me thikë. E frikësuar nga agresioni, gruaja ndërmori aktin ekstrem.
Në një ngjarje tjetër në Ballsh, një 27-vjeçar u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, ndërsa në Dushk të Lushnjës, një 50-vjeçar u vu në pranga për ushtrim dhune ndaj vajzës së tij.
Po në Lushnjë, policia nisi hetimet ndaj një 45-vjeçari me iniciale A.K., i cili shkeli urdhrin e mbrojtjes duke u afruar në banesën e bashkëshortes. Në Fier u procedua penalisht një 17-vjeçar nga Vjosa, i dyshuar për dhunë ndaj babait.
Policia ka nisur hetimet për të gjitha rastet e raportuara.