Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë dyshohet se kanë mbetur 2 persona të plagosur.
Një mjet i tipit “Opel” dhe tjetra e tipit “Hunday” janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën, ku një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve, shkaku i aksidentit të rëndë është bërë një parakalim i gabuar në kthesë nga makina tip “Hunday”.
Ende nuk dihet edhe numri i saktë i personave të plagosur.