Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Vlorë-Radhimë, një person në gjendje të rëndë nga parakalimi i gabuar

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë dyshohet se kanë mbetur 2 persona të plagosur.

Një mjet i tipit “Opel” dhe tjetra e tipit “Hunday” janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën, ku një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve, shkaku i aksidentit të rëndë është bërë një parakalim i gabuar në kthesë nga makina tip “Hunday”.

Ende nuk dihet edhe numri i saktë i personave të plagosur.