Në kuadër të operacionit “Drug party”, Policia e Tiranës ka arrestuar katër shtetas dhe ka sekuestruar 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi.
Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, si pjesë e një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive.
Shtetasit e arrestuar janë E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ata u kapën në flagrancë gjatë një kontrolli në rrugën “Pjetër Bogdani”, ku iu sekuestruan 300 tableta ekstazi.
Po ashtu, gjatë kontrollit të dyqanit të E. N., u gjetën pajisje elektrike që dyshohet të përdoren për kultivimin e kanabisit. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.