Skip to content
Politikë

GJKKO refuzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tropojës

· 1 min lexim

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, për një masë më të butë sigurie, duke mbajtur në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

Byberi dhe nënkryetari i bashkisë, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim lidhur me hapjen e dy akseve rrugore.

Ata akuzohen se kanë vepruar në shkelje të ligjit, duke miratuar rregullore për zhvillimin e territorit për akset “Stacioni i Anijes Palç – Guri i Lules” dhe “Qafë Murrizi – Qafë Agri”, pa konsultuar institucionet përkatëse si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Linjës për impaktin e mundshëm në mjedis.

Sipas SPAK, një ekspertizë tekniko-topografike ka treguar se hapja e këtyre rrugëve ka sjellë një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh, ose rreth 2.5 milionë euro.