Skip to content
Kryesore

Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana, dominon javën e 18-të të Superiores

· 1 min lexim

Java e 18-të e Kampionatit të 86-të të Superiores do të zhvillohet gjatë dy ditëve.

Gjatë ditës së shtunë, do të luhen tre ndeshje, ndërsa dy sfidat e tjera do të zhvillohen të dielën për të përmbyllur javën.

Në orën 16:00, do të nisë ndeshja hapëse mes Vllaznisë dhe Laçit. Po të shtunën, në orën 19:00, janë të planifikuara edhe dy takime: Dinamo City do të ndeshet me Tiranën, ndërsa Partizani do të luajë ndaj AF Elbasanit.

Të dielën, dy përballjet e tjera të javës do të zhvillohen në orën 16:30: Teuta do të presë Egnatian, ndërsa Skënderbeu do të luajë kundër Bylisit.

Ja dhe kalendari i javës së 18-të të kampionatit Abissnet Superiore:

Vllaznia – Laçi, 14 dhjetor, ora 16:00

Dinamo City – Tirana, 14 dhjetor, ora 19:00

Partizani – AF Elbasani, 14 dhjetor, ora 19:00

Teuta – Egnatia, 15 dhjetor, ora 16:30

Skënderbeu – Bylis, 15 dhjetor, ora 16:30