Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Lokali, i rihapur së fundmi pas një periudhe mbylljeje, u dëmtua nga lënda plasëse, duke shkaktuar thyerjen e xhamave të vitrinës.
Policia dhe grupi hetimor po mbledhin prova në vendngjarje, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.
Njoftimi:
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.