Një incident i dhunshëm është regjistruar sot në Sarandë, në një lavazh, ku një konflikt mes katër të rinjve ka përfunduar me dhunë fizike. Pas një debati për motive të dobëta, tre persona kanë sulmuar me sende të forta një 19-vjeçar, Blernad Allkushi.
Autorët e dyshuar janë identifikuar si Fatjon Papa (21 vjeç), Gabriel Mehmeti (19 vjeç) dhe Mario Agalliu (20 vjeç).
Blernad Allkushi ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe trup dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Sarandës. F
atmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë hetuesve sugjerojnë se konflikti ka nisur për një motiv të parëndësishëm, “pse më sheh,” dhe nuk ka pasur ndonjë njohje të mëparshme mes palëve.
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim tre autorët dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.