Një shpërthim i shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi ka djegur plotësisht një dyqan në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës, i cili shërbente për pjekjen e mishit.
Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, dyqani është shkrumbuar tërësisht.
Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje pronarët e dyqanit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ishte rrjedhja e gazit nga bombola.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja.