Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje në Knorrstrashe, Niederzwehren të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, ku i riu me origjinë nga Kosova u qëllua me pesë plumba.
Një miku i familjes së 21-vjeçarit ka folur për mediat gjermane, ku është shprehur se kjo është e dhimbshme për familjen e viktimës.
Ata kanë vënë edhe lule në vendin ku mbeti i pajetë i riu, madje kanë ndezur edhe qirinj.
Policia gjermane ende nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, madje as emri i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat, për shkak të vazhdimit të hetimeve.
Dyshohet se 21-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy persona të cilët kanë ndalur mjetin në zonën e gjelbëruar dhe e kanë qëlluar me pesë plumba në kokë e trup.