Skip to content
Të Gjitha

E ekzekutuan me plumb në kokë, humb jetën në Gjermani 21-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje në Knorrstrashe,  Niederzwehren të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, ku i riu me origjinë nga Kosova u qëllua me pesë plumba.

Një miku i familjes së 21-vjeçarit ka folur për mediat gjermane, ku është shprehur se kjo është e dhimbshme për familjen e viktimës.

Ata kanë vënë edhe lule në vendin ku mbeti i pajetë i riu, madje kanë ndezur edhe qirinj.

Policia gjermane ende nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, madje as emri i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat, për shkak të vazhdimit të hetimeve.

Dyshohet se 21-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy persona të cilët kanë ndalur mjetin në zonën e gjelbëruar dhe e kanë qëlluar me pesë plumba në kokë e trup.