Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë, ku një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të fshatit Grykë Zezë.
I plagosuri, Mondi Gjoka, është transportuar në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve, 43-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Informacioni zyrtar
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.
Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.