Një 30-vjeçar ka përfunduar në spitalin rajonal të Vlorës pas një aksidenti, ku është rrezuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku ndodhej në punë. Sipas informacionit nga policia, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.