Skip to content
Kryesore

Djali u godit 4 herë/ Flet babai i 14-vjeçarit të plagosur

· 1 min lexim

I ati i 14-vjeçarit të plagosur me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka deklaruar se djali i tij është jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit mjekësor.

I riu u godit 4 herë në trup, duke pësuar plagë në parakrah, shpatull dhe ije, si dhe hemorragji të brendshme.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjendja e tij është stabilizuar. Babai falënderoi mjekët për kujdesin dhe njoftoi se djali ka kaluar momentet e rrezikshme.