Një shpërthim ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në një godinë në Kamëz.
Mësohet se studio është në pronësi të Astrit Allaraj.
Sipas burimeve, nuk ka pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes. Allaraj ndodhej tek familjarët në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, një shpërthim i ngjashëm me lëndët plasëse ose piroteknike ka ndodhur në shkallët e jashtme të një godine, që përdorej si studio muzikore në pronësi të shtetasit A. A.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, përfshirë dëmtimin e pllakat e mermerit dhe xhamave.
Grupi hetimor është duke hetuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.