Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Mserr, në Tropojë, në afërsi të banesës së shtetasit A. P.
Policia njofton se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës dhe nuk ka raportime për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave.