Skip to content
Politikë

Kryemadhi mbërrin në GJKKO

· 1 min lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë , Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së.

Në një prononcim ajo tha se “kjo është drejtësia e propagandës së Edi Ramës”.

“T’i shikojmë fytyrat si i kanë, a do e përballojmë dot apo jo”, u shpreh ajo.

Kryemadhi ishte e fundit që pritej të futej në seancë pasi pak më parë mbërriti ish-presidenti, Ilir Meta, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Pirro Xhixha dhe Ema Çoku.