Gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital, disa orë pasi u transportua aty nga banesa e tij. Efektivi i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e ‘Qytetit Studenti’.
37-vjeçari i identifikuar si Henri Haxhiraj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagës së shkaktuar nga plumbi.