Qyteti bregdetar i Vlorës prej 2 ditësh është pushtuar nga uji duke shkaktuar përmbytje nëpër zona kryesore të qytetit. Përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa e biznese dhe automjete duke sjellë dëme kolatorale për to.
Ndërkohë sipas burimeve më të fundit një nga pompat e hidrovorit të qytetit bregdetar, është përfshirë nga flakët.
Për pasojë specialistët kanë fikur edhe pompat e tjera deri në riparimin e defektit.
Theksojmë se nëse ato stakohen nuk janë në gjendje të tërheqin ujin nga rrugët e bllokuara duke sjellë kështu një situatë akoma më të vështirë për qytetin.
Lajm në përditesim…