Skip to content
Kryesore

Vlora nën ujë, pompa e hidrovorit merr flakë

· 1 min lexim

Qyteti bregdetar i Vlorës prej 2 ditësh është pushtuar nga uji duke shkaktuar përmbytje nëpër zona kryesore të qytetit. Përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa e biznese dhe automjete duke sjellë dëme kolatorale për to.

Ndërkohë sipas burimeve më të fundit një nga pompat e hidrovorit të qytetit bregdetar, është përfshirë nga flakët.

Për pasojë specialistët kanë fikur edhe pompat e tjera deri në riparimin e defektit.

Theksojmë se nëse ato stakohen nuk janë në gjendje të tërheqin ujin nga rrugët e bllokuara duke sjellë kështu një situatë akoma më të vështirë për qytetin.

 

Lajm në përditesim…