PD do të mbledhë të dielën në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike. Mbledhja e Keshillit Kombëtar të partisë më të madhe opozitare në vend, vjen pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor. Drejtuesit më të lartë të PD e kanë theksuar se do të nisin masivisht protestat për të kundërshtuar vendimet e qeverisë, e mbi të gjitha, vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit që dënoi pikërisht Ervin Salianjin