Lando Norris me McLaren triumfoi në çmimin e madh të Singaporit, në garën e 18-te sezonale në Formula 1 . Piloti britanik siguroi fitoren e tretë në karrierë, teksa e nisi garën në pistën e “Marina Bay” nga pozita e parë. Norris la thuajse 21 sekonda pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen me Redbull. Edhe pse ka disa gara radhazi që nuk arrin të fitojë, holandezi është në krye të renditjes me pikë. Edhe këtë vit Max nuk mundi të thyejë “mallkimin”, teksa nuk ka fituar asnjëherë në këtë pistë. Në podium edhe Oscar Piastri me McLaren tjetër. Pas 62 xhirove, vendin e katërt e siguroi Russell me Mercedes, duke lënë pas Charles Leclerc të Ferrarit. Më pas Hamilton, Sainz, Alonso, Hulkenberg dhe Perez. Formula 1 rikthehet me 20 tetor me Çmimin e Madh të SHBA-së.
“Do të vij me një thikë kaq”: Vdekja që të gjithë e panë duke ardhur
"Prisni ju se çfarë do të ndodhë sot." Këto fjalë u thanë hapur në një klasë shkolle, përpara mësuesve, nxënësve...