Pak ditë më parë qeveria shqiptare deklaroi që do të rriste indeksimin me 4.1% e si rrjedhojë do të rriteshin edhe pensionet. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë 791,257, të ndarë në dy kategori, 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë dhe invaliditetit apo pensionet familjare dhe 68,613 janë pensionet nga programe dhe trajtime të veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, punonjësit e minierave apo naftëtarët, përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore dhe nga skemat suplementare. Sipas indeksimit të qeverisë, pensionet në qytet rritem me rreth 752 lekë, pra 25 lekë në muaj. Për pensionistët me pension mesatar do të marrë në tetor 18,993 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, do të përfitojë 453 lekë më tepër, pra në muajin tetor pensioni mesatar për këtë kategori shkon në 11,504 lekë.
Po a janë të kënaqur pensionistët me këtë rritje?
Ndërkohë ditën e sotme pensionistët shqiptarë janë mbledhur para Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të protestuar për talljen që po ju bëhet. Sipas tyre kjo rritje është një tallje se me aq lekë nuk blen dot as një çokollatë.
Qani Shino është ish-minator dhe prej kohësh proteston për rritjen e pensioneve, miratimin e Statusit të Minatorit dhe miratimin e Minimumit Jetik. Për të, indeksimi që qeveria u bëri pensioneve është tallje.
“Kemi dalë në pension nga miniera, kemi marrë një pension qesharak, na është bërë dhe indeksimi i pensioneve me kaq para, domethënë 25 lekë, 24 jo 25, 24 lekë në ditë i bie masa e indeksimit të pensioneve që po na bën qeveria, këto të meta ne i kemi nga të dyja krahët e politikës 34 vjeçare”, tha Qani Shino.
Ndërkohë që pensionistët kanë një rritje qesharake të pensioneve, deputetët në maj të këtij viti votuan ligjin për rritjen e pagave të tyre, e cila ishte një rritje shumë e lartë. Konkretisht sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 Euro). Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë (3.636 Euro) nga 228.000 lekë, që është sot. Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë (3.863 Euro) nga 257 mijë lekë që është aktualisht.
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po stabilizohet
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se pas reshjeve të dendura që preken disa zona të vendit, situata ka filluar...