Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu i cilësoi inceneratorët si” buka e Altin Dumanit” dhe fatkeqësia e shqiptarëve.
Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si pronarët faktikë të inceneratorëve. Balliu tha se protesta nuk duhet të ndalet sepse qeveria merr çdo ditë para nga qytetarët dhe i fut në xhepin e vet.
Nuk ka më arsye pse të mos protestojmë, duhet të dalim çdo ditë sepse kemi një qeveri të tërë që merr para nga qytetarët dhe i fut në xhep. Në kulmin e të gjitha akuzave, bashkia dhe Rama shkon dhe vazhdon krimin për të larguar qytetarët e lumit Lanë. Opozita është kundër vjedhjeve, opozita është kundër krimit dhe jo kundër zhvillimit të një zone. Ato zona janë të zhvilluara vetëm në kohën e PD. Me Ramën vetëm janë vjedhur qytetarët.