Gjykata e Apelit në Elbasan ka nisur sot gjyqin ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Seanca e sotme ka nisur me mbrojtjen e ish-efektivit të forcave RENEA, Mirash Martini, i cili u shpreh se klienti i tij nuk ka reaguar në asnjë moment me dhunë, por ka përdorur armën vetëm kur ka parë që edhe personat e tjerë ishin të armatosur. Në fjalën e tij gjatë seancës, avokati Martini tha klienti i tij ka reaguar vetëm në momentin kur përballë tij kishte dy persona që mbanin duart në çantat e tyre (borseta), por ka qëlluar vetëm kur u ka parë armët e zjarrit.
“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij,”-tha avokati.
Deklarata e PLOTË e avokatit të Paplekajt, Mirash Martini
Me kërkesën tonë gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja. Bazuar në aktet e marra nga hetimi gjyqësor në shkallë e parë, e plotësuar edhe me aktet e reja të përpiluara gjatë apelit ka rezultuar se fakti ka ndodhur në këto rrethana:I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë vullnetare e një grupi për mbrojtjen e votës në Elbasan, të kryesuar nga Arjan Hoxha. Ditën e ngjarjes, në orët e drekës ky grup vullnetarësh kanë marrë nga shtabi elektoral tre furgonë, që ishin të marrë me qira të përkohshme. Në furgonin e parë, që drejtohej nga Nuri Kasmi ka qenë edhe Arjan Hoxha dhe Arbër Paplekaj. Në një moment Arjan Hoxha është telefonuar nga Ergys Muzhaqi, që ishte sinjalizuar nga Gazment Bardhi, për një krim elektoral në lagjen “5 maji”. Pas këtij komunikimi Muzhaqi është takuar me Hoxhën dhe kanq shkuar në rrugën “Lef Nosi”. Kur kanë mbërritur në vendngjarke nuk kanë kontaktuar një makinë “ML”. Kanë parë nëse ka kamera lokali përballë dhe kanë dëshur të largohen. Në këtë moment vjen një “ML” pa targa i drejtuar nga Mehmet Ndreca. Hoxha e Paplekaj kanë shquar në makinë fotokojpje ID dhe një shkop gome.Kanë njoftuar policinë, Alket Shatron, i cili nuk ishte në Elbasan, por janë sinjalizuar për situatën vartësit e tij. Kamë mbërritur në vendngjarje dy zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Komunikimi i tyre me Arjan Hoxhën është regjistruar. Dy zv.drejtorët kanë nisur të intervistojnë Mehmet Ndrecës. Hoxha ka kërkuar të ndiqen procedurat nga policia dhe të kqyreshin sendet që ndidheshin në mjet. Një minutë pas zv.drejtorit të Policisë ka ardhur një furgon policie me efektivë. Nga pamjet filmike të administruara nga telefoni i Arjan Hoxhës, rezulton se gjendja ka qenë e qetë. Grupi i vullnetarëve ka konsideruar se detyra e tyre mbaroi. Dy minuta më vonë aty janë afruar disa mjete, që kanë ndaluar në rrugë. Ata kanë zbritur dhe kanë sulmuar dhunshëm personin që po filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës e më pas edhe Arjan Hoxhës. Nga telefoni i babait të Klement Xhaferrit, është filmuat momenti kur personat që mbërrijnë kërkojnë uljen e telefonit, por edhe ndërhyrjen e Paplekajt për të qetësuar situatën. Po aty shquhet Pjerin Xhuvani me vrull dhe disa persona që shtyjnë Paplekajn në një kend të rrugës, ku ishte një rrugicë në ndërtim.Nga aktet dhe dëshmitë, rezulton se kjo turmë ka ardhur në vendngjarje për të shpëtuar Mehmet Ndrecën, teksa ai po intervistohej nga zv.drejtorët e policisë. Turma jo vetëm që shpëtoi intervistimin e Ndrecës, por edhe pastrimin e automjetit nga objekte të dyshimta, letra me ngjyra, por edhe një çantë. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një automjet “Discovery” me 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Elbasanit. Ata nuk depërtojnë dot, për shkak të makinave që kanë zënë rrugën. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.