Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një efektiv policie është sulmuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. Një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin me thikë, por arsyet nuk dihen ende.
Efektivi është transportuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që agresori ndodhet në ambientet e policisë, duke u marrë në pyetje. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për rastin.