Skip to content
Kryesore

E rëndë në Durrës/ Efektivi i “Shqiponjave” plagoset me thikë në krye të detyrës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një efektiv policie është sulmuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.  Një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin me thikë, por arsyet nuk dihen ende.

Efektivi është transportuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që agresori ndodhet në ambientet e policisë, duke u marrë në pyetje. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për rastin.