Reforma në Drejtësi, 2 eminencat e Anti-mafias: Paradoks në procesin e vettingut

Emisioni investigativ “Report” në televizionin shtetëror italian Rai3 ka transmetuar një episod të veçantë mbi Shqipërinë më 21 prill 2024, duke vënë në dyshim deklaratat e qeverisë shqiptare rreth sukseseve në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurori italian i anti-mafias, Nikola Gratieri, dhe ish-magjistrati Francesco Mandoi kanë shprehur skepticizmin e tyre ndaj efektivitetit të kësaj reforme.
Gratieri thekson se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”, duke shtuar se “organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura dhe të fuqishme”. Ai vëren se mafia shqiptare “tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, dhe se “prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.
Nga ana tjetër, Mandoi shpjegon problemet me zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai tregon një paradoks në procesin e vetingut, duke thënë: “Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori”. Ai shton se kjo reformë “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe akuzon qeverinë për “zhvillimin e një gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.
Këto komente nga dy ekspertë të njohur të drejtësisë hedhin dyshime serioze mbi integritetin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, duke sugjeruar se përpjekjet e qeverisë mund të mos jenë aq efektive sa prezantohen në propagandën publike.
Lexo më tej
“32 ditë pa drejtësi për Ballukun”, Bardhi: SPAK të mos presë lejen e Ramës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për çështjen e Belinda Ballukut, duke…
Alarm për jetesën në Tiranë: Qiratë gllabërojnë pagat, ndotja dhe betoni e fundosin kryeqytetin në fund të Europës
Tirana renditet në vendin e fundit në Europë për përballueshmërinë dhe cilësinë e jetesës, sipas një klasifikimi të…
Papa Leo XIV do të operohet për një masë në mushkëri, u zbulua në fazë të hershme
Papa Leo XIV, 71 vjeç, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një mase të zbuluar…
I dënuar për tri vrasje në Shkodër, Valentin Ftoni arrestohet në New York, pas 25 vitesh në kërkim
Valentin Ftoni, 52 vjeç, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për vrasjen e tre personave…