Reforma në Drejtësi, 2 eminencat e Anti-mafias: Paradoks në procesin e vettingut

Emisioni investigativ “Report” në televizionin shtetëror italian Rai3 ka transmetuar një episod të veçantë mbi Shqipërinë më 21 prill 2024, duke vënë në dyshim deklaratat e qeverisë shqiptare rreth sukseseve në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurori italian i anti-mafias, Nikola Gratieri, dhe ish-magjistrati Francesco Mandoi kanë shprehur skepticizmin e tyre ndaj efektivitetit të kësaj reforme.
Gratieri thekson se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”, duke shtuar se “organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura dhe të fuqishme”. Ai vëren se mafia shqiptare “tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, dhe se “prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.
Nga ana tjetër, Mandoi shpjegon problemet me zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai tregon një paradoks në procesin e vetingut, duke thënë: “Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori”. Ai shton se kjo reformë “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe akuzon qeverinë për “zhvillimin e një gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.
Këto komente nga dy ekspertë të njohur të drejtësisë hedhin dyshime serioze mbi integritetin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, duke sugjeruar se përpjekjet e qeverisë mund të mos jenë aq efektive sa prezantohen në propagandën publike.
Read next
Punësohej në biznese dhe u merrte xhiron para se të zhdukej, arrestohet Kumrie Zika: Policia zbardh 5 vjedhje, hetohen të tjera
Kumrie Zika, 39-vjeçarja e njohur edhe si “Kumi”, është arrestuar në Tiranë, pasi Policia thotë se ka dokumentuar…
Atentati që tronditi Sarandën/ “Tani i Ruzhdiut” pikasi vrasësit dhe tentoi të arratisej, por u ekzekutua në mes të rrugës; saga e përgjakshme pas plagosjes së dy të rinjve nga Kamza
Një atentat i mirëorganizuar tronditi Sarandën paraditen e kësaj të diele, 20 shtator. Artan Myrtaj, 44 vjeç, i…
“Ka humbur SPAK-u”/ Dita e 9-të pa kërkesën për arrestimin e Ballukut, Bardhi: Të zbatojë ligjin, jo të presë Ramën të zgjidhë hallet politike
Gazment Bardhi rikthehet për të nëntën ditë radhazi te çështja e Belinda Ballukut, duke vënë në shënjestër SPAK-un…
Tiranë: Vrau gruan me thikë në banesë dhe u largua, 68-vjeçari dorëzohet në polici, del foto e tij
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur paraditen e kësaj të shtune…