Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Babëzia” për të vjedhur fondet, turistët e gjejnë Shqipërinë e 2024-ës pa ujë

15:34 07/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Disa nga qytetet më të mëdha turistike në Shqipëri, që viteve të fundit shënojnë rritje të numrit të pushuesve, kanë probleme serioze me sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve.

Raporti i fundit i Entit Rregullator të Ujit thekson problematikat për vitin 2023 të shoqërive të ujësjellësve në qytete bregdetare si në furnizimin me ujë, humbjet e mëdha në rrjet, mos arkëtimet financiare dhe mungesën e mbulimit me kanalizime.

Sipas raportit asnjë nga qytetet turistike bregdetare të vendit nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje, ndërkohë që kohëzgjatja e furnizimit me ujë për disa nga qytetet e mëdha bregdetare është tejet e shkurtër në raport me nevojat e përdoruesve.

Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, Vlora dhe Durrësi furnizohen me ujë vetëm 13 orë në ditë, Lezha dhe Himara me 18 orë ndërsa Saranda 19 orë në ditë.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasuar me vitin 2022.

Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit.

Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasuar me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Vlora shënon humbjet më të mëdha të ujit në rrjet pa u paguar me rreth 79,4 % të sasisë totale të ujit , pasuar nga Durrësi ku 71,4% e ujit nuk arkëton të ardhura, Lezha me 70,8% të ujit , Saranda me 70,6% dhe vetëm Himara ka treguesit disi më të ulët me 47,9 % të ujit që nuk paguhet.

Në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësve tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së martesave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Situata me kanalizimet në qytetet bregdetare është edhe më rënduar. Në Durrës sipas raportit mbulohet vetëm 51,7% e territorit me kanalizime, në Vlorë 72.4%, në Lezhë 45,6%, në Himarë vetëm 20%, ndërsa në Sarandë 46,4%.

Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raport, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Disa nga ujësjellësit e qyteteve bregdetare kanë kërkuar rritje tarifash të ujit për konsumatorët që në disa raste edhe janë miratuar nga Enti Kombëtar i Ujit, por sektori sipas analistëve të ekonomisë ka shënuar përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare.

Problemet e sektorit të ujit janë një sfidë edhe për turizmin shqiptar i cili po shënon rritje të turistëve në qytetet bregdetare e cila shoqërohet me probleme me shërbimet, përfshirë edhe ato më jetike, sikundër është furnizimi me ujë, apo sigurimi i rrjeteve të kanalizimeve të ujërave të ndotura./Zëri i Amerikës

Etiketa: durresEnti Kombetar i Ujithimareturiste

Të lidhura

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri
Aktualitet

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

Në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena është rikthyer në bankat e shkollës për të përmbushur një ëndërr të hershme që kishte...

13:44 03/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze ka çuar në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar...

13:29 03/06/2025
Para
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi sot, 8 prill 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

13:44 03/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

13:08 03/06/2025
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

12:56 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.