Skip to content
Politikë

Noka: Në mbledhje u diskutua bashkmi i opozitës dhe vazhdimësia drejt “aktit final”

· 1 min lexim

Deputeti i PD, Flamur Noka pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka dhënë një deklaratë për gazetarët. Noka bëri me dije se temë kryesore në mbledhje ka qenë bashkmi i opozitës dhe vazhdimësia drejt “aktit final të aksionit, mosbindjes civile”.

“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve, në parlamentin e rrugës së shpresës”, tha ai.