Grabitet makina e blinduar e Drejtorësë së Transportit rrugor që ishte duke transportuar paratë e patentave. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet të Durrësit, pranë godinës së institucionit.
Mësohet se kanë qenë tre personat që kanë ngritur kurthin për të grabitur makinën që transportonte partatë. Shuma e vjedhur thuhet se është 75 milion lekë, të cilat i përkasin Drejtorisë së Transportit Rrugor. Lekët ishin duke u transportuar nga një firmë private drejt një banke të nivelit të dytë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët e maskuar dhe të armatosur kanë neutralizuar policët e kompanisë private.