Fansat e ikonës së sportit, Lionel Messi janë të shumtë dhe sigurisht kërkesat e tifozëve për ta takuar atë gjatë ndeshjeve janë të shumta.
Së fundmi, roja personale e Lionel Messit u tregua i mirëkuptueshëm dhe e lejoi një fëmijë, fans i Messit, që të takontë ketë të fundit.
Pasi shpresat e Miami për të arritur në “play-off” të MLS përfunduan, pas një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Cincinnati, një fëmijë u pa duke vrapuar në fushë në ‘DRV PNK Stadium’ në një përpjekje për t’iu afruar heroit të tij, Leo Messi.
Sigurisht truproja e yllit argjentinas reagoi shpejt dhe e ndaloi djalin, duke e kapur para se të prekte “Pleshtin”. Megjithatë, siç shihet në videon, që është bërë virale, truproja i egër, i cili u zgjodh personalisht nga David Beckham për të mbrojtur Messin, më pas siç e shohim, edhe në ato momente kujdeset që lëvizjet e të voglit të jenë të kontrolluara. Përdoruesit në rrjetet sociale lavdëruan truprojën për aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe mënyrën e dhembshur që e trajtoi situatën.
Shikoni videon:
Messi's bodyguard stopped a young fan who was storming the field, but then gave him a moment he’ll never forget 🙌🥹 pic.twitter.com/i8pYga2SAh
— Bleacher Report (@BleacherReport) October 8, 2023